Njohuni me artistin japonez që pikturon në Exel

Lajmi megjithëse jo i ri po bën boom në rrjetet sociale dhe web sitet informative, dhe për ta thënë troç ngjason më shumë me një fake news. Kjo është historia e Tatsuo Horouki, një artist japonez i aftë për të pikturuar vepra shumë realiste duke përdorur... Exel. Po, e keni kuptuar mirë. Ai përdor pikërisht atë program që në gjithë botën është për të bërë llogari, apo për grafikë dhe tabela. Me pak fjalë shumë aktivitet i dobishme dhe interesante por larg, vite dritë nga arti. Fotot që qarkullojnë janë më të vërtetë të pabesueshme. Mjafton të navigosh në rrjet për të zbuluar që Tatsuo Horuki jo vetëm që ekzsiton por dhe që në vitin 2006 mori një çmim në Japoni, që i dedikohej artistave të Excel. Historia e tij fillon në vitin 2000, kur ky zotëri anonim, që nuk kishte asnjë kompetencë artistike dhe teknike, shkon në pension dhe vendos të mësojë pikturën. Por pa marrë penela apo telajo, dhe pa software specifik si Photoshop. Një ditë tha për mediat se ai kishte parë shumë njerëz që përdornin programin e Exel-it për të bërë grafikë dhe tabela: "mendova se kjo mund të bënte dhe në rastin tim", pohoi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet