PARASITE nga Koreja e Jugut bën histori në çmimet Oscar. Filmi merr katër trofe

Filmi korean “Parasite” ka fituar edhe çmimin për foton më të bukur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, duke u bërë filmi i parë jo në gjuhën Angleze në marrjen e numrit më të madh të çmimeve. Renee Zellwegger fitoi çmimin si aktorja më e mirë në rolin e Judy Garland. Joaquin Phoneix fitoi për rolin e aktorit më të mirë për filmin Joker. Ndërsa Brad Pitt dhe Laura Dern fituan çmimin e nderit për rolin e tyre në filmin “Na ishte një herë Hollivudi” dhe “Histori Martese”.

Parasite fitoi konkretisht katër çmime, ndërsa Sam Mendes 1917 fitoi tre. Filmi “Parasite” nga Bong Joon-ho, fitoi duke marrë regjinë më të mirë si dhe regjistrimin më të mirë. Filmi paraqet nëpërmjet një situate komike dy familje të klasave të ndryshme, ku njëra prej tyre jeton në varfëri në një qilar dhe familja tjetër e cila jeton në një shtëpi të madhe dhe të bukur.

Filmi ka arritur të bëjë atë që asnjë film tjetër pa titra të fitojë në 92 vjet histoi të çmimeve Oscar. Regjisori Kwak Sin-ae i cili tërhoqi edhe trofeun, është shprehur se “Kam ngelur pa fjalë. Nuk e mendonim kurrë të ndodhte kjo. Ndihem si njeriu më me fat në të gjithë historinë e çmimeve me atë që ndodhi sot”.

Fituesit e çmimeve sipas trofeve të fituara janë,

Parasite - 4

1917 - 3

Ford vs Ferrari - 2

Joker - 2

Once Upon A Time in Hollywood - 2

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet