Parë tek Penny Dreadful: Eva Green tani vishet si Miss Peregrine

Nuk ka qenë kurrë më e bukur se kaq, Eva Green, e cila shfaqet në ekranin e kinematografisë, këtë herë me Miss Peregrine (Shtëpia e fëmijëve special), me regji të Tim Burton (marrë nga libri me autor Ransom Riggs). Ajo shfaqet duke i hapur derën Jake, djalit të ardhur nga Amerika në Galles për ta takuar. Ajo, Miss Peregrine, jeton në një botë që nuk lëviz nga 1943. Me flokët e zezë, të ngritura lart, aktorja 36 vjeçare franceze (paris), është kaq e ndrojtur sa hera herës të jep përshtypjen se përpiqet të fshihet. Jo rastësisht për të flitet shumë pak. Eva është kthyer në një yll kinemaje, që në vitin 2003, me filmin The Dreamers (Endërrimtarët), regji të Bernardo Bertolucci. Eva Green është e bija e Marlène Jobert, shkrimtare dhe aktore algjeriane dhe Walter Green, denstist me origjinë suedeze. Ajo ka dhe një motër binjake që jeton në Itali.

A ju pëlqeu kur regjizori Bertolucci, ju cilësoi si "kaq e bukursa duket e përdalë" ?

Sinqerisht preferoj të mos e di si jam apo si ju dukem të tjerëve. Nuk i shoh kurr filmat e mi kur mbarojnë. Dhe nuk shkoj nëpër premira.

Fshiheni...

Po. Pas personazheve të mi dhe historive. Më pëlqen të jem dikush tjetër.

A mund të na e përshkrini Miss Peregrine ?

Regjizori Tim Burton kur ma shpjegoi personazhin më tha: "Duhet të jesh si Mary Poppins, vetëm pak më e ekzaltuar. Pra eficente, e organizuar precize dhe autorevole. Miss Peregrine është drejtore e një shtëpie për fëmijë specialë, me superfuqi, dhe talente, të izoluar nga shoqëria.

Çfarë supërfuqish kanë ?

Millard, i preferuari im, është i padukshëm. Pastaj Fiona e cila ka fuqi të rrisë bimë dhe fruta. Ndjesha nën efektin e tyre kur xhiroja.

Pse ?

Sepse doja dhe unë të ndjehesha fëmijë si ata. Instinktivë. Të luaja dhe të mos mendoja.

Po ju si ishin fëmijë ?

Shumë e ndrojtur. Si peshku në zall. Kisha frikë nga gjithçka. Nuk shkoja as në ditëlindjet e bashkëmoshatarëve të mi.

Çfarë ju shpëtoi ?

Të bëja aktoren. Por dhe sot, nuk jam mirë shpesh herë këtu ku jam.

Pra jeni ende e ndrojtur ?

Po. Njerëzit habiten kur e kuptojnë. Nuk jam shumë elokuente dhe nuk flas shumë për veten. Nuk mbaj kontakte as me aktorët, njëherë që ndahemi pas xhirimeve unë nuk përdor rrjetet sociale. Urrej selfiet.

Dmth jeni e përsorur për këtë film, mbi diversitetin ?

Po. Njerëzit i shohin këta fëmije si mostra, por në shtëpinë e Miss Peregrine janë të stimoluar dhe të mbrojtur. Është mesazh i përsosur për fëmijët e sotëm: jinikrenar që jeni të çuditshëm. Mos i vini vetes etiketa.

Kjo është hera e dytë që xhiron një film me regji të Tim Burton. Si është ai ?

I pastër. Ka ende diçka shumë të brishtë brenda. Fëmijën e dikurshëm. E adhuroj për këtë.

Ju jeni protagoniste dhe tek seriali Penny Dreadful: shiheni si dark lady...

Ndoshta dhe nuk e di pse. Unë nuk ndjehem kaq misterioze. Nuk kam patur role prej maniakeje as vrasëse. Vishem shpesh në ngjyrën e zezë, por këtë e bëj sepse shkon me gjithçka. Nuk e ndjek modën. Jam si djalosh, nuk më intereson. Por kjo nuk do të thotë se jam depresive, nervoze, apo e keqe, jo ?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet