'Pas vdekjes'/ Komedia e Çajupit hap festivalin KOKO FEST në Korçë

Komedia “Pas vdekjes” e Çajupit, ishte shfaqja e parë që çeli festivalin mbarëkombëtarë të KoKo Fest. Me regji të Hervin Çulit, dhe nën interpretimin e Albano Prodanit, Mateus Frrokut, Paola Kodrës, Kristian Koroveshit dhe Ergys Goskovës, trupa e teatrit të Korçës, përcolli të qeshura të shumta për spektatorët, ndonëse këta të fundit ishin të pakët në numër.

Shfaqja u mbajt në ambientet e Mësonjëtores së Parë Shqipe, me qëllim zbatimin e masave anti-covid. Në edicionin e këtij viti konkurrojnë 6 trupa , nga Korça, Shkodra, Tirana, Durrësi,si dhe një nga Tetova. Ndërkohë mbrëmjen e kësaj të hëne do të ngjitet në skenë trupa e Tiranës me shfaqen “Nuk dëgjoj,nuk shikoj, nuk flas”, e cila do të vihet në skenë tek Hani i Pazarit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet