Paul Klee, piktori zvcierian që aplikoi konceptin e muzikës polifonike në pikturat e tij

Piktori zvicerian Paul Klee që celebron 140 vjetorin e lindjes këtë vit, ishte dhe poet e muzikant. Në shkrimet dhe pikturat e tij shohim shpesh herë termin "polifoni", çfarë ka karakterizuar pjesën më të madhe të punës dhe veprave të tij.

Sipas Klee koncepti i polifonisë, pra shkrimi muzikor që parashikon përdorimin e shumë zërave dhe temave muzikore, mund të aplikohej dhe në pikturë: ai thoshte që edhe pse janë "ferme" pamjet mund ta bëjnë të përceptueshme ndjesinë " e kohës" madje më shumë se dëgjimi i një brani muzikor.

Klee, e konsideron polifoninë më superiore sesa muzika, sepse e bën më efikase natyrën e lëvizjes, si vetë ai e përshkruan në ditare. Ai e konsideronte artin jo thjesht një riprodhim të realitetit, kjo e fundit në veprat e tij duket esenciale dhe përshkruhet nga prejardhje të thjeshta ngjyrash. Në vitet 30të, mori kritika nga regjimi nazist, i cili i gjykonte veprat e tij si fryt i një "arti të degjeneruar", aq sa në vitin 1933, u detyrua të dorëhiqet nga Akademia në Düsseldorf, ku që prej disa vitesh ishte transferuar për të mbajtur kurse pikture. Më pas u kthye në Zvicë ku vazhdoi të pikturonte megjithë problemet e shëndetit, dhe ku vdiq ne 1940.

4000 vepra të tij ndodhet në ekspozuar në Berne, në një ndërtesë që përdoret për ekspozita arti, laboratore, dhe bibliotekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet