Pekini mbyll atraksionet më të mëdha turistike për shkak të coronavirusit

Qeveria në Pekin ka dhënë urdhër që atraksionet më të mëdha turistike të kryeqytetit të mbyllen përkohësisht gjatë Vitit të Ri kinez. Vendimi është marrë për të bërë të mundur ndalimin e përhapjes së coronavirusit, i cili deri tani ka sjellë vdekjen e dy personave në Pekin.

Edhe shumë qendra të tjera të rëndësishme turistike si Qyteti i Ndaluar, Pallati i Dimrit, Muzeu Kombëtar i Kinës, Libraria Kombëtare, Muzeu Kombëtar i Artit dhe Kulturës dhe rrugë të njohura tregëtare, do të kenë të njëjtin fat gjatë kësaj kohe për shkak të virusit. Deri të enjten në mesnatë, në total një numur prej 830 personash janë diagnostifikuar me coronavirus në pothuajse të gjithë vendin dhe me 29 viktima deri tani.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet