Përfundon rehabilitimi i Memorialit të Skënderbeut

Projekti për rehabilitimin e Memorialit të Skënderbeut po merr çdo ditë e më shumë formë të plotë. Puna për rikonstruksionin e Memorialit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu po vazhdon me ritme të shpejta dhe është drejt përfundimit. Projekti i hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës financohet nga Ministria e Kulturës, si pjesë e programit “Rrugët e Besimit”, në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”. Kryeministri Rama uroi mirëmëngjes ndjekësit në rrjetet sociale me pamje nga ky memorial. “Mirëmëngjes dhe me pamjet e mbrëmshme të Memorialit të Skënderbeut në Lezhë, kur ka mbetur edhe pak punë për përfundimin e restaurimit rrënjësor të tij, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama. Në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë ndërhyrja e parashikuar nga Instituti i Monumente të Kulturës dhe Ministria e Kulturës qëndron në punimet restauruese në këtë monument, si dhe në muret e qytetit antik, në rikonstruksionin e mbulesës, konsolidimin dhe restaurimin e pikturës murale dhe mozaikut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet