Përkujtohet 72 vjetori i çlirimit

Përkujtohet 29 Nëntori, 72 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, krerët më të lartë të shtetit zhvilluan sot homazhe në Monumentin Nënë Shqipëri, në Tiranë. Kryeparlamentari Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj dhe zyrtarë të qeverisë e deputetë. Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi dje, më 28 Nëntor, homazhe në varrezat e Dëshmorëve duke kujtuar në një ditë edhe festën e Pavarësisë dhe Çlirimin e vendit. Vitet e fundit 29 Nëntori ka shkaktuar jo pak debate mes politikës dhe historianëve për të vërtetën e ditës së Çlirimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet