Peru. Zbulim arkeologjik i qytetërimit Sican

Një laborator metalurgjik, dy varreza me skeletet e nëntë personave, mundësisht viktima të sakrificave njerëzore. Gjithçka zbulohet vetëm disa mijëra vjet më pas. Zbulimi është bërë nga një grup arkeologësh japonezë dhe peruvianë në zonën historike Santuario në pyllin e Pomac, në afërsi të zonës bregdetare Lambayaque, 700 kilometra në veri të Perusë. Skeletet njerëzore të seksit mashkull, mendohet se janë të moshës 25 deri 30 vjeç, të vrarë mundësisht për shkak të ritualeve fetare. Dy varrezat i përkasin kulturës Sican dhe një tjetër është i kulturës Incas. Në brendësi të tyre, studiuesit kanë gjetur edhe vazo qeramike dhe thika të përdorura për ceremoni të ndryshme. Në Peru, praktikat funerale të kulturës Sican vihen në qendër të vëmendjes pas ardhjes dhe pushtimit të vendit nga spanjollët në shekullin e shtatëmbëdhjetë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet