Placido Domingo del pozitiv me koronavirus. Këngëtari shtrohet në spital në Meksikë

“Legjenda e operas Placido Domingo është shtruar në spital në Acapulco të meksikës me komplikacione për shkak të koronavirusit”, ka deklaruar zëdhënësi i këngëtarit. “Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po i përgjigjet mirë të gjitha trajtimeve mjekësore”, ka shtuar ai.

Domingo e ka bërë të ditur lajmin në faqen e tij të Facebookut javën e kaluar, se “është testuar pozitiv”. Artisti i ka inkuarajuar të gjithë fansat të lajnë duart shpesh dhe të ndjekin me imtësi të gjitha rregullat që qeveria dhe mjekët kanë deklaruar.

“Së bashku ne do ta mundim virusin dhe ta ndalim atë të përhapet ngado, në mënyrë që ne të kthehemi në jetën tonë normale të përditshme”, ka shkruar Domingo. Tenori spanjoll 79 vjeçar, hoqi dorë nga detyra si drejtor i përgjithshëm i operas së Los Angeles vitin e kaluar, pasi u akuzuar për ngacmime seksuale. Teksa ai hodhi poshtë të gjitha akuzat, një investigim personal nga opera e Los Angeles, ka bërë të ditur se “Domingo është akuzuar nga 10 persona për ngacmime seksuale”.

Placido Domingo i bashkohes listës së një sërë artistësh ndërkombëtarë të infektuar me koronavirus, përfshirë Idris Elba, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson, këngëtari John Prine, Kevin Durant dhe Daniel Dae Kim.

.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet