Projekt restaurimi 3D për fshatrat historikë në zonën e Përmetit

Në kuadër të planit të integruar të veprimit 2019-2020 për mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, Ministria e Kulturës, së bashku me Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Universitetin e Firences, planifikojnë të realizojnë skanimin në 3D të projektit të restaurimit dhe aktivitetet e trajnimit, për të mbështetur 3 fshatra historikë shqiptarë, në zonën e Përmetit.

Përfaqësues nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Universiteti i Firences realizuan një vizitë në terren në fshatrat Bënjë, Leusë dhe Kosinë. Këto tre vende shfaqin interes të lartë për implementimin e këtij projekti, për shkak të potencialeve të larta kulturore dhe turistike që përmbajnë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet