Punonjësit e TOB peticion për rikthimin e Kernit

Arsyet e dorëheqjes së drejtorit të TOB, Ilir Kerni, mbeten ende tëpaqarta. As ai por as ministria e Kulturës, nuk japin një motiv për këtë largim. Në deklaratën e Kernit thuhet se buxheti i shtetit për një shfaqje është shumë i vogël, vetëm 600 euro, ndërkohë që nga shitja e biletave, në buxhetin e shtetit kanë shkuar plot 200 milion lekë. Sipas Kernit, Kosova ka 9 herë më shuëm buxhet për shfaqjet artistike, pa përmendur vendet e tjera të rajonit.

Miq të artistit kanë reaguar menjëherë në ‘Facebook’, duke kërkuar rikthimin e tij në detyrë. Madje 80% e stafit të teatrit, kanë nënshkruar një peticion ku kërkojnë rikthimin e tij në detyrë, të cilin ja kanë drejtuar kryeministrit Rama. Në peticion mungojnë firmat e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos, të cilët njihen për konfliktet me Kernin. Gjithashtu mungojnë edhe firmat e punonjësve që janë me pushime. Numri i përgjithshëm i punonjësve të këtij institucioni shkon në 250, 35 prej të cilëve është administrata.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet