Refuzoi dashurinë e 55 vjeçarit, vritet brutalisht shkrimtarja gjermane

Nadia Sahlenbeck romancierja e njohur gjermane e librave horror gjeti vdekjen brenda banesës së saj, në qytetin gjerman të Gevelsbergut. Shkrimtarja u vra brutalisht në muajin Mars, me thikë, sipas provave që administroi sot gjykata, në lidhje me dosjen e saj. Nadia Sahlenbeck ishte 41 vjeç. Një 55 vjeçar, i identifikuar nga mediat gjermane si Hardy J, akuzohetr për vrasjen e saj. Me 55 vjeçarin ishin njohur në internet dhe më pas burri ka rënë në dashuri me të. Policia tha se vrasja ka ndodhur gjatë një grindjeje me shkrimtaren. 55 vjeçari ishte akuzuar dhe për një vrasje tjetër në vitin 2009, po për të njëjtën arsye.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet