Renée Zellweger në një serial të ri

Renée Zellweger zgjedh të marrë pjesë në botën e serialeve televizive. Ylli i “The Diary of Bridget Jones” do të jetë protagonistja e “What / If”, një seri e krijuar nga autori i “Revenge”, Mike Kelley, prodhuar nga Rober Zemeckis dhe me regjisor Phillip Noyce. E prezantuar si një “thriller shoqëror”, do të zbulojë lidhjen e asaj që ndodh kur njerëzit e mirë fillojnë të bëjnë gjëra të papranueshme. Netflix ka urdhëruar një sezon të ri prej 10 episodesh dhe fillimi i xhirimeve është është parashikuar për shtator në Los Angeles. Sezoni do të përqendrohet tek një çift i sapomartuar, të cilët pranojnë propozimin e dyshimtë të një gruaje të fuqishme (Zellweger) për të shmangur shkatërrimin e tyre financiar. Aktorja ka marrëveshje për vetëm një sezon. Në 1992 ajo ka qenë protagoniste e filmit televiziv të SHBA-së “A taste for killing”. Në kinema ajo fitoi Oscar dhe Globin e Artë si protagoniste për “Back to Cold Mountain” dhe në vitin 2016, pas një mungese prej gjashtë vjetësh, ajo u kthye në rolin e Bridget Jones, ndërsa së shpejti do të jetë Judy Garland në filmin “Judy “.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet