Finlanda ndryshon sistemin e arsimit

Sistemi i arsimit në Finlandë konsiderohet si një nga më të mirët në botë. Në radhitjet që bëhen gjithnjë në botë për cilësinë e sistemeve arsimore, Finlanda është gjithmonë në dhjetëshen më të mirë. Gjithsesi pavarësisht arritjeve autoritet që merren me arsimin në vend nuk ndalen. Ato kanë marrë masat e duhura dhe kanë bëre ç'është e mundur që nivelet arsimore të mos ndryshojnë dhe sistemi i tyre arsimor vetëm të përmirësohet. Së fundmi është vendosur që kurrikulat e lëndëve të mos jenë të ndara. Nuk do të ketë më klasa fizike, matematike apo historie, mesimi do behet i përgjithesuar dhe nxënësit do marrin pak nga të gjitha lëndët. Kreu i departamentit të edukimit në Helsinki Mario Kyllonen shpjegoi ndryshimet e bëra. Ai tha se ka shkolla që janë te dala mode në mënyrën e të mësuarit, duhet të bëjmë dicka të re që i përshtatet shekullit në të cilin jetojmë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet