Rihana performancë rrënqethëse për viktimat e Nicës

Ylli i muzikës pop, Rihana, ka nderuar me një performancë të jashtëzakonshme viktimat e sulmit terrorist të javës së kaluar në Nicë. Gjatë performancës ajo rrënqethi të gjithë të pranishmit, të cilët mbajtën dritat e telefonit ndezur gjatë interpretimit të hitit ‘Diamonds’. Përpara se të fillonte performancën, Rihana i tha turmës se këngën e rradhës dëshiron ta ndajë për popullin e Nicës, viktimat dhe familjet e tyre. Konceri i Rihanës ishte parashikuar për javën e kaluar, por u anullua për shkak të sulmeve terroriste.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet