Rihapet tuma ilire në Kamenicë të Korçës

Bashkia e Korçës së bashku me Drejtorinë e monumenteve të kulturës, kanë nisur punën për vënien në funksion të tumës Ilire në Kamenicë. Ky asset i pasur arkeologjik përmban 400 varre të shek XII p.e.s. Parashikohet që ky investim të tërheq një numër të madh vizitorësh vendas dhe të huaj. Drejtori i monumenteve të kulturës, Gjergj Koki, ka thënë se të gjithë elementët e degraduara do të zëvendësohen, ndërkohë që do të vendoset sinjalistika standarde, e ngjashme me objektet e tjera të trashëgimisë në rajon.

Tuma ilire në Kamenicë është i vetmi Monument Natyror me vendvarrime prehistotike në Ballkan, në të cilën u evidentuan 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dhe më shumë se 3500 objekte. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë rreth shek XII p.e.s.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet