Rikthehen në Shqipëri librat e Faik Konicës

Plot 270 libra nga biblioteka e shkrimtarit, publicistit dhe politikanit Faik Konica janë kthyer në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ky fond I cili prej vitesh i mungonte vendit tonë, është tashmë në Shqipëri. Prej muajsh po negociohej që librat e Konices të ktheheshin në atdhe dhe më në fund diçka e tillë është bërë e mundur. Këto vepra të shquara ruheshin më parë nga Katedralja e “Shën Gjergjit” dhe “Bibloteka e Fan Nolit”, në Boston. Librat tashmë do të jenë pjesë e Biblotekës tonë Kombëtare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet