Rikthehen turistët në Zvërnec/ Interes për të vizituar manastirin dhe plazhet

Vlora nuk ofron vetëm bregdetin e mrekullueshëm për turistët vendas apo ato të huaj. Vizitat në qendra historike janë një kombinim aktivitetesh, teksa vendos të pushosh në këtë qytet.

Manastiri i Zvërnecit është një nga vendet tashmë të njohura, sidomos per vizitorët e huaj. Turistët shprehen të impresionuar si për natyrën, ashtu edhe për historinë e këtij objekti kulti.

“Hera e parë që ndodhem në Shqipëri dhe vërtet është bukur, Jam i interesuar për të vizituar të tilla vende historike apo kulte fetare. Jam i impresionuar nga ky vend.”

Pozicioni gjeografik i këtij ishulli tërheq turistët edhe jashtë territorit të manastirit. Vizitorët zgjedhin të kalojnë edhe orët e tjera në plazhet e zonës, që ofrojnë pamje piktoreske.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet