Kinema: rikthehet në një version të ri ''E bukura dhe Bisha''

Filmi i dashur i animuar Disney, këtë vit feston përvjetorin e 25 të tij. Në mënyrë që të ketë një ditëlindje dinjitoze, është menduar që në të njëjtën ditë me përvjetorin të dalë në treg një version i ri i filmit. Me interpretimin e Emma Watson dhe Dan Stevens filmi i ri do të jepet në kinema në mars të vitit 2017. Versioni i ri i filmit do të promovojë një mesazh të fuqishëm, të njejtë me atë të versionit origjinal. Larg dhunës dhe arrogancës, larg pamjes së jashme dhe sa më pranë bukurisë shpirtërore është mesazhi që versioni më i ri i filmit “E bukura dhe bisha“, percjell për publikun. Në festimet e 25 vjetorit të filmit do të shfaqet traileri i prodhimit të ri të Disney, i cili pritet të jetë i suksesshëm dhe të bëjë bujë në të gjithë botën. Në filmin e ri dallimi mës “Të bukurës” dhe “Bishës” është ngjyra e lëkurës. Ky mesazh jepet me qëllimin që sidomos fëmijët të mos jenë racistë dhe të kuptojnë se pavarsisht ngjyrës së lëkurës, jemi të gjithë njëlloj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet