Rita Ora hodhi në treg linjën e saj të veshjeve “Roara Republic”

Ashtu siç kishte premtuar, më 3 mars, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora hodhi në treg linjën e saj të veshjeve, “Roara Republic”.

Tashmë pritet që përveç suksesit në muzikë, këngëtarja shqiptare të triumfojë edhe në botën e biznesit me linjën e saj të veshjeve, të cilat janë kryesisht sportive.

Në rrjetin social Instagram, Rita Ora ka publikuar një pjesë të veshjeve të koleksionit të saj, duke njoftuar fansat se mund t’i blejnë edhe online.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet