Rita Ora numëron një tjetër sukses

Është ajo, këngëtarja shqiptare Rita Ora e shtata në radhë, ndër zërat më të dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar. Rita Ora edhe pse muajt e fundit nuk ka qenë aktive në muzikë, këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen. Përmes një postimi të fundit, këngëtarja bëri të ditur se është bërë artistja e shtatë më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2019. “Faleminderit të gjithëve që më bëtë artisten e 7-të më të dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2019 !!! Unë vërtet vlerësoj të gjithë mbështetjen e vazhdueshme për gati 10 vjet !!! Faleminderit 😘 🙏🏼🙏🏼 që vazhdoni të më dëgjoni dhe vallëzoni me muzikën time ❤️ Unë ju shoh të gjithë juve dhe mesazhet tuaja, një ditë tjetër në studio sot dhe kam më shumë muzikë të re që vjen së shpejti !! @ppl_uk”, ka shkruar ajo. Këntarja ka filluar ndërkohë punën për albumin e saj të tretë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet