John Fitzgerald & Jackie Kennedy

SHBA, në ankand foto të rralla të Jfk

Foto dhe materiale të tjera të autografuara nga vetë ai, për të kujtuar përvjetorin e lindjes së presidentit të 35 të SHBAve. Këto janë disa nga 175 objektet që do të dalin në ankand më 18 Maj, që i përkisnin apo kishin të bënin me John Fitzgerald Kennedy, një prej presidentëve më të dashur të historisë amerikane. Shitja u organizua nga shtëpia e ankandeve RR Auction, me rastin e 100 vjetorit të lindjes, 29 maj 2017. Në ankand do të jenë vitet e para të Jfk, karriera e tij politike, 100 ditët e para në Shtëpinë e Bardhë, si dhe martesa e tij më Jackie-n. Mes objekteve në ankand dhe karta e tij e Senatit që e merrte kudo me vete, gjatë viteve të të para si senator dhe fustani i shtatzanisë së Jackie Kennedy më 1960.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet