Së shpejti nis restaurimi i urës 300 vjeçare të Shën Prodhomit në Voskopojë

Qeveria ka marrë nën zotim restaurimin e urës 300 vjeçare të Shën Prodhomit. Kryeministri Rama e dha këtë lajm në rrjetin e tij social, ku u shpreh se në pranverë kjo urë do të restaurohet tërësisht duke krijuar bashkë me Manastirin e Shën Prodhomit dhe 4 kishat e restauruara tanimë të Voskopojës një destinacion të ri dhe të kompletuar turistik për zonën. Për të evituar dëmtimin e këtij monumenti kulture të kategorisë së parë nga mjetet e rënda, ura do të jetë e dedikuar vetëm për këmbësorët dhe paralelisht me të do të ndërtohet një urë e re që do të shërbejë posaçërisht për transportin e makinave. Ministrja e kulturës inpektoi nga adër urën. Kjo është një ndër urat më të vjetra në vend dhe vlerësohet si e rrallë për sa i përket anës arkitektonike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet