Sharon Stone fiton luftën me iktusin. 'Jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë'

Për tre vjet Sharon Stone nuk ishte e aftë madje as të shkruate emrin e saj, kjo pasi krahu i djathtë refuzonte të bënte atë që kërkonte mendja dhe kishte humbur shumë funksione të zonës së djathtë të trupit. I është dashur të nisë gjithçka nga e para duke filluar me të folurën, leximin dhe të shkruajë në mënyrë që të mbajë nën lëvizje krahun e djathtë, pasi një iktus e goditi në vitin 2001. “Kalova një hemoragji cerebrale për nëntë vjet”, rrëfen aktorja tashmë 59 vjeçare për një revistë amerikane. “Ajo që më ndodhi ma ndryshoi jetën përgjithmonë, pasi kishta vetëm 5 për qind mundësi të mbijetoja”.

“Kur u ktheva në shtëpi pas iktusit, mezi arrija të lëvizja trupin dhe të hidhja këmbët pasi isha ende e paralizuar. Madje nuk mund të shihja mirë edhe nga syri i djathtë dhe për gati tre vjet nuk arrija madje as të shkruaja dot emrin tim duke bërë që të nisja nga e para të mësoja të lexoja dhe shkruaja, por edhe të flisja”, thekson më tej Stone.

I janë dashur vite për të filluar të ndjejë këmbën e majtë, por duket se gjithçka përfundoi mirë. “Nisa të bëj një punë të vogël si e ftuar në një serial televiziv Law and Order Suv. Në fillim eksperienca ishte e çuditshme pasi kisha humbur memorien time për të fiksuar gjërat dhe nuk dija si t’ia bëja me batutat, por më vjen mirë se tani gjithçka është kthyer si më parë”.

Aktualisht Sharon Stone është duke u marrë me “Mosaic” një miniserial në rrjetin filmik HBO i bazuar në një lojë kompjuteri e drejtuar nga Steven Soderberg, ku Stone interpreton rolin e Olivia Lake, një aktore e librave për fëmijë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet