Shkodër, ekspozohen artefaktet dhe asetet arkeologjike të harruara

Specialistët sqarojnë se kjo nismë u realizua nga bashkëpunimi i DRKK Shkodër, Muzeut Etnografik Lezhë dhe Bashkisë Lezhë

TIRANË - Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Shkodër është duke vazhduar punën për gjurmimin, evidentimin dhe ekspozimin e artefakteve dhe aseteve arkeologjike të lëna në harresë prej dekadash. DRKK-Shkodër ka njoftuar se pas vendosjes së mbishkrimit Latin të periudhës antike në lidhje me rindërtimin e mureve të qytetit në shek. I pr.K , mbishkrimi që u vendos në sheshin e rikonstruktuar prane Bashkisë Lezhë, sot specialistët e Shkodrës vendosën mbishkrimin osman të Sulltan Sulejmanit në vendin e vet mbi portën hyrëse të Kështjellës së Lezhës. Specialistët e DRKK – Shkodër sqarojnë se kjo nismë u realizua nga bashkëpunimi i DRKK Shkodër, Muzeut Etnografik Lezhë dhe Bashkisë Lezhë. Mbishkrimi bën fjalë për përfundimin e rindërtimit të kështjellës në vitin 1522. Ky objekt u zbulua nga prof. Frano Prendi gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1970 dhe që në atë kohë qendronte në Muzeun Etnografik të qytetit të Lezhës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. ela toma  e Martë 22 Shtator, 2015

    me ne fund po dalin ne pah visaret tona