Shkrimtarja amerikane Louise Gluck, fiton çmimin Nobel në letërsi

Poetja amerikane Louise Gluck, 77 vjeçe, fitoi çmimin e lakmuar Nobel për Letërsinë, një çmim surprizë që kurorëzoi veprën e saj, e cila filloi në fund të viteve ’60.

"Ajo u kurorëzua për zërin e saj karakteristik poetik, që me bukurinë e saj të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”, njoftoi Akademia Suedeze në dhënien e çmimit.

Koleksioni i saj i parë me poezi, nga 1968, titullohet ‘I parëlinduri’. Më vonë, pas disa vitesh heshtje, ajo botoi ‘Shtëpia në Marshland’ (1975) dhe në fillim të viteve 1980, ‘Triumfi i Akilit’

Fituese e çmimeve të mëdha letrare, përfshirë Pulitzer (në 1993) Glück lindi në New York City në një familje me origjinë hebre hungareze dhe u rrit në Long Island. Në prodhimin e saj poetik, autobiografia dhe miti klasik janë temat mbizotëruese. Për stilin e saj ajo shpesh është krahasuar me Silvia Plath dhe Anne Sexton. Ajo është gruaja e 16-të që fiton Nobelin dhe e para amerikane që kur Toni Morrison mori çmimin në 1993.

Dje shkencëtarja franceze, Emmanuelle Charpentier, dhe studiuesja amerikane, Jennifer A. Doudna, fituan Çmimin Nobel në Kimi, për zhvillimin e një metode të rregullimit të gjenomit, të njohur si CRISPR.

Më dt 6 tetor tre shkencëtarë janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Fizikë, për punën e tyre në të kuptuarit e vrimave të zeza. Roger Penrose, Reinhard Genzel dhe Andrea Ghez janë shpallur fitues të këtij viti, gjatë një konference për media të mbajtur në Stokholm.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet