Sislej Xhafa 'Mirënjohja e Akademisë' dhe ekspozitë në Firenze

Artisti kosovar Sisley Xhafa do të nderohet nga Akademia e arteve të bukura në Firenze, ku dikur ishte student. Dhënia e çmimit "Akademiku i Nderit" do të bëhet të premten më datë 16 Dhjetor. Artisti nga Kosova do të ekspozojë veprën e tij 'BD' brenda akademisë, ku janë të ftuar të gjithë studentët. Ky është çmimi i parë që akademia i jep një ish studenti. Artisti i njohur botërisht, kthehet në Itali pasi galeria ‘Arti i shekullit 21’ në Romë së fundi ekspozoi një retrospektivë të veprave të tij, shkruan Rtk. Sislej Xhafa u lind në Pejë në vitin 1970. Aktualisht jeton dhe punon në New York. Ai ka prezantuar punimet e tij në ekspozitat e shumë vendeve të botës, si: Kaliforni, Itali, Turqi etj. Për punën e tij artistike ai është shpërblyer me çmime të shumta si Onufri në Tiranë, Biella 2001 nga fondacioni Pistoletto etj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet