Situata e rënduar familjare detyron Brad Pitt të braktisë projektet filmike

Brad Pitt ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në prezantimin e filmit ‘Voyage of time’, të regjizorit Terrence Malick. Ky i fundit e konsideronte Pitt si tregimtarin e filmit, në krah të Cate Blanchett. Aktori i njohur shpjegon se arsyeja e dorëheqjes nga ky projekt, është situate delikate në familjen e tij. Frika se tashmë mund të flitet më shumë për jetën e tij sesa për filmin, e ka detyruar Pitt ta kapërcejë këtë projekt.

Brad Pitt tashmë është duke u përjekur të rregullojë marrëdhënien me Angeline Jolie. Për këtë ai i ka kërkuar ndihmë babit të saj, Jon Voight. Aktori kërkon që Jolie të bëjë një përpjekje të fundit, përpara se ata të zyrtarizojnë përfundimisht ndarjen. Sipas revistave amerikane, arsyeja e ndarjes është keqtrajtimi që ka ndodhur kohët e fundit në drejtim të fëmijëve. Megjithatë këtë informacion aktori e ka hedhur poshtë nëpërmjet zëdhënësit të tij. Pavarësisht përpjekjeve të Pitt për të parandaluar divorcing, Jolie duket tepër e bindur nga ana tjetër për vendimin që ka marrë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet