Skandal, ikin dritat në Teatrin Kombëtar

Rikthehet edhe njëherë tjetër skandali i ndërprerjes së energjisë elektrike në Teatrin Kombëtar. Gjatë shfaqjes së mbrëmjes së kaluar ,energjia elektrike u ndërpre për rreth 30 minuta, duke bërë që komedia “Don Kishot” ndalet dhe publiku të qëndrojë në errësirë. Kjo po ndodh në Teatrin Kombëtar, sot institucioni më i rëndësishëm teatror, në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur. Kështu shumë qytetarë që u gjendën mbrëmë në sallën e Teatrit Kombëtar për të ndjekur shfaqjen “Don Kishot” kanë mbetur në errësirë totale, pasi kur kishte vetëm 5 minuta nga nisja e shfaqjes kanë ikur dritat. Pas kësaj situatë aspak të këndshme, publiku u detyrua të largohej. Megjithse problematika është përsëritur disa herë, për këtë institucion kombëtar nuk ka asnjë investim që raste të tilla të mos përsëriten. Nëse ndërpritet energjia vetë Teatri Kombëtar nuk ka mundësi të tjera që të furnizohet me energji elektrike, nuk ka një gjenerator apo një inverter i cili të furnizojë institucionin artistik me energji. Ky është një problem që më herët është pohuar dhe nga artistë të këtij institucioni, por gjërat kanë mbetur njëlloj, dhe frika se në një shfaqje teatri mund të qëndrosh në mes të errësirës është gjithmonë e pranishme. Publiku i cili blen biletën duhet të shpresojë që dritat nuk do ikin deri në fund të shfaqes.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet