Funerali i këngëtarit George Michael sot në Highgate

George Michael prehet në varrezat Highgate në veri të Londrës. Funerali i tij u zhvillua sot, tre muaj pas vdekjes së tij (vdiq në moshën 53 vjeçare), në 25 dhjetorin e 2016. Trupi i tij u gjet nga partneri i vet, në shtëpinë e tij në Oxfordshire. Ceremonia shumë intime, siç bën të ditur një zëdhënës u zhvillua në varrezat Highgate, në prani të të afërmve dhe miqve më të ngushtë. “Mund të konfirmojmë se funerali i këngëtarit George michael u majt sot. Familja e tij dhe miqtë më të afërt u mblodhën në një ceremoni të vogël private për t’i dhënë lamtumirën djalit të të tyre të dashur, vëllait dhe mikut”, ka shkruar familja në një deklaratë të shpërndarë nga zëdhënësi i këngëtarit. Në Highgate janë varrosur dhe emra si Karl Marx dhe shkrimtarët George Eliot dhe Douglas Adams.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet