Spektakli i mongolfierave në Ditën e ujit të bekuar në Itali

Në Mondovi, Cuneo, çdo vit organizohet në Ditën e Ujit të Bekuar, grumbullimi i mongolfierave (aerostateve) nga vende të ndryshme të botes. 2017, ishte hera e 29 radhazi. Festa organizohet nga Klubi i Fluturimeve Aerostatike, me qëndër në këtë qytet.Fotot janë marrë në brendësi të fushës së nisjes, ku gazetarë dhe fotografë të shumtë fotografojnë proçesin e bukur të nisjes dhe shumëllojshmërinë e ngjyrave që ofron ky spektakël i përvitshëm, ndër më të bukurit në Itali. Aktiviteti, është i konceptuar në formën e garës sportive, çfarë nënkupton uljen në afërsi të shenjave të përcaktuara. Gjë mjaft e vështirë pasi lëvizja e aerostateve është mjaft e ndërlikuar dhe varet shpesh nga tekat e erës dhe të kohës që mban gjatë zhvillimit të garës. Ky manifestim ndërkombetar sportiv zgjat për tre ditë radhazi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet