Statujë për Dianën në 20 vjetorin e vdekjes

 

Një statujë për ish-princeshën Diana është komisionuar për t’u ndërtuar nga princ Harry, 20 vjet pas vdekjes së saj. Skulptura do të vendoset në sheshin kryesor të banesës së saj, Kesingston Palace. Princat William dhe Harry në një deklaratë kanë thënë se janë bërë 20 vjet që kur nëna e tyre vdiq dhe tashmë ka ardhur koha që të njohin rolin e saj pozitiv në Britani dhe të gjithë botën me një statujë. “Nëna jonë ka prekur shumë njerëz. Shpresojmë që statuja të ndihmojë të gjithë ata që do të vizitojnë Kesington Palace për të reflektuar në jetën e saj dhe ndershmërinë e madhe”.

Statuja do të jetë monumenti i katërt dedikuar Dianës nëpër Londër, nderkohë që do të vendoset në afërsi të memorialit të ngritur për të në Hyde Park dhe kopështin përkujtimor të Kesington Palace. Një artist do të përzgjidhet nga një komision prej 6 vetësh ku nuk do të mungojë edhe motra e princeshës Sarah McCorguodale. 20 vjetori i vdekjes se princeshës Diana do të drejtohet nga vëllai i saj Earl Spencer.

 

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet