Steven Seagal merr zyrtarisht shtetësinë ruse

Presidenti rus Vladimir Putin firmos dekretin e shtetësisë

Presidenti rus Vladimir Putin ka firmosur dekretin për liderin e arteve marciale të viteve 90-të Steven Seagal, i cili tashmë zyrtarisht do të jetë shtetas rus. Aktori amerikan Steven Seagal, tashmë është zyrtarisht mik me Putin. Madje aktori e ka quajtur presidentin rus si “një ndër liderat më të mirë të botës”.

Mësohet se në vitin 2013, Putin i ka propozuar Seagal të bëhet “konsulli i nderit” për rusinë në Kaliforni dhe Arizona. Kjo lëvizje e bëri aktorin një ndërlidhës të mirë mes shtëpisë së bardhë dhe kremlinit. Gjyshja e aktorit ka qenë me origjinë ruse nga Vladivostok. Ky i fundit madje ka ndërmarrë një sërë udhëtimesh në lindjen e largme për të vizituar gadishullin e Kamchatkës dhe Sakhalin në shtator.

Steven Seagal ka ndjekur shembullin e aktorit francez Gerard Depardieu, aktorit amerikan Jeff Monson, boksierit Roy Jones dhe Vic Wild në marrjen e shtetësisë ruse. Madje në fillim të këtij viti, aktori ka marrë edhe shtetësinë serbe, pasi vendi i ofroi hapjen e një shkolle marciale në kryeqytetin Beograd.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet