Syzet e diellit të John Lennon shiten në ankand për 165 mijë Euro

Një palë syze dielli nga John Lennon, janë shitur në ankand për shumën e 137.500 stërlinave angleze. Shitja, ka ndodhur ditën e premte në Londër. Emri i blerësit nuk është bëri i ditur, por nxjerrja në ankand është bërë nga ish-shoferi i grupit Alan Herring, i cili në një letër disa kohë më parë shpjegon si i kanë rënë në dorë.

“Lenon i kishte lënë syzet në sediljen e pasme të makinës Ringo Starr në verën e vitit 1968. Kisha marrë me vete në makinë John dhe George duke i çuar në zyrë”, shkruhet në letrën e ish-shoferit. “Kur John zbret nga makina, kujtohet se kishte lënë syzet e diellit në sedilje, ndërkohë që njëri nga xhamat ishte thyer. E pyes nëse donte t’i çoja për t’i rregulluar por ai m’u përgjigj se nuk duhej të shqetësohesha, sepse ishin vetëm sa për figurë”.

Alan shton se Lennon nuk i rregulloi asnjëherë dhe se gjithnjë i mbante ashtu siç ishin. Ai shpjegon se që nga ajo ditë nisi të punojë për Beatles më 1967 kur George Harrison e emëroi kopështar në shtëpinë e tij në Surrey. Për fat të mirë u bë shoferi dhe ndihëmsi i tij personal derisa Harrison u nis në një udhëtim të gjatë në Indi.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet