Të mbrojmë faunën, një mesazh i qartë përmes fotografisë

Wildlife Albanian Photographers organizoi dje ekspozitën fotografike ku ishin varur disa prej momenteve më të bukura të faunës së Kosovës. Ekspozita u çel në Tiranë. Kjo ekspozitë në 30 fotografitë e paraqitura prezantoi bukuritë e rralla të faunës së Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare të realizuara nga fotografë shqiptarë. Mesazhi ishte i qartë, të mbrojme faunën e travave shqiptare, të mbrojmë speciet e rrezikuara ose drejt zhdukjes. Pjesë e ekspozitës ishin fotografitë e realizuara nga fotografët Arian Mavriqi, Granit Hyseni, Jetmir Troshani, Besnik Hyseni, Aurora Piroviç, Qendrim Saqipi, Lulzim Demaj, Sefer Aliqkaj, Vangjel Jorgo, Edmond Kaceli, Lutfi Muharremi, Meriton Dajakaj, Eno Gaqe, Lufti Ibrahimi, Fatos Lajçi, Ridvan Sokoli, Blerdi Malushi, Ramadan Abdiu, Preurat Kastrati, Besnik Hallaqi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet