'The Square' fiton Palmën e Artë në Canne. Suedia këtë vit triumfon në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit

Përfundon 70 vjetori i festivalit të rëndësishëm të filmit

Edicioni i 70-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Canne ka vlerësuar Suedinë. Presidenti i Komisionit të festivalit Pedro Almodovar, i ka dhënë në dorë Palmën e Artë filmit “The Square” të regjizorit suedez Ruben Ostulnd. Në përgjithësi filmi ka subjekt botën e pamëshirshme të artit dhe një shoqëri të burgosur nga keqdashja. Çmimi për filmin më të mirë francez këtë vit ka shkuar për “120 goditje në minutë” e Robin Campillo duke sjellë parisin e viteve 90-të, të vrarë nga plaga e madhe e virusit Aids.

Por historia e festivalit të Cannes nuk është e shkruar për gjininë femërore. Njëra nga fitoret është ajo e Jane Campion me “Mësime pianoje” në vitin 1993. Por edhe Monica Bellucci ka bërë një apel duke u shprehur se “kam dëshirë dhe shpresoj se kineastet femra të kenë më tepër hapësirë në të ardhmen brenda festivalit”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet