George Washington

Thëniet më të famshme të presidentëve të SHBA

“Dy ditët më të lumtura të jetës sime kanë qenë: e para kur mora detyrën e presidentit dhe e dyta kur e lashë atë detyrë”. Më shumë se për punët që bëri, presidenti i 8të i SHBA, Martin Van Buren, ka lënë shenjë në histori për këtë thënie lapidare. Ndodhur në këtë kontekst çdo kush mund të pyesë se për çfarë thënie mbahen mend presidentët e SHBA ? Gazetari Roland Qafoku i publikoi dje në emisionin e tij “Debati në Channel One”.

1.GEORGE WASHINGTON (1789–1797)

“Rregulli i sjelljes për SHBA, në lidhje me kombet e huaja, është, të zgjerojmë lidhjet tregtare, për të pasur me ta sa më pak lidhje politike që të jetë e mundur”.

2.JOHN ADAMS (1797–1801)

“Asnjë person që ka mbajtur detyrën e presidentit nuk mund të përgëzojë dike që e cilëson mik për besnikërinë e treguar”

3.THOMAS JEFFERSON (1801–1809)

“Unë uroj të shikoj këtë pije (birrë) që të zëvendësojë ëiskey-n, pije që deri tani ka bërë që një në tre persona të jenë të varur dhe më shumë se kaq: ka shkatërruar familjet”.

4. JAMES MADISON (1809–1817)

“Asgjë më shumë nuk ndryshon se sa ndryshon mendja”. (e thënë pak momente përpara se të vdiste).

5. JAMES MONROE (1817–1825)

“Zonjës time Monroe, nëse i shton të bijën për shoqërinë që i bën, pavarësisht se shkakton goxha rrëmujë, mund ta cilësosh kontribuese të madhe në zbavitjen e saj”.

6. JOHN QUINCY ADAMS (1825–1829) .

“Katër vitet më të këqia të jetës sime, ishin katër vitet e mia në presidencë”.

7. ANDREW JACKSON (1829–1837)

“Nëse një punë në qeveri nuk e bën dot një demokrat, atëherë atë punë nuk mund ta bëjë askush tjetër”.

8. MARTIN VAN BUREN (1837–1841)

“Dy ditët më të lumtura të jetës sime kanë qenë: e para kur mora detyrën e presidentit dhe e dyta kur e lashë atë detyrë”.

9. WILLIAM HENRY HARRISON(1841)

“Disa njerëz si puna ime kanë budallallëkun e mjaftueshëm për tu shkuar në mendje se mund të bëhen presidentë të Shteteve të Bashkuara”.

10. JOHN TYLER (1841–1845)

“Unë kam gjithnjë mendimin që popullariteti mund të krahasohet me një vajzë lozonjare apo vajzë koketë – sa më shumë i vini rrotull, aq më shumë ajo ikën”.

11. JAMES KNOX POLK (1845–1849)

“Asnjë president që bën detyrën e tij me besnikëri dhe ndërgjegjje nuk mund të ketë kurrë kohë të lirë”.

12. ZACHARY TAYLOR (1849–1850)

“Tregojini atij se si përfundon në ferr” (Në përgjigje të kërkesës së gjeneralit meksikan Santa Anna për tu dorëzuar).

13. MILLARD FILLMORE (1850–1853)

“Është turp kombëtar që presidentët tanë, pasi knë mbajtur postin më të lartë të shtetit, duhet lënë në mëshirë të fatit dhe ndoshta të jenë të detytuar të hapin një dyqan ushqimesh si mjet jetese”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet