Tom Hanks dhe Rita Wilson përfitojnë pasaportën Greke. Qeveria e vendit i vlerëson për kontributin që kanë dhënë

Tom Hanks and Rita Wilson, kanë një arsye speciale për të festuar këtë javë. Ata tashmë janë zyrtarisht “shtetas grekë”. Në foton e postuar në Twitter nga kryeministri i vendit, të dy artistët mbajnë në dorë pasaportën e tyre më të re. Çifti dhe fëmijët e tyre janë bërë “qytetarë nderi të Greqisë” vitin e kaluar, pasi zyrtarët e lavdëruan aktorin për rolin e tij në ngritjen e fondeve për zjarret e mëdha të vitit 2018 që shkatërruan një zonë në afërsi të Athinës, duke vrarë mbi 100 persona.

“Tom Hanks është person i cili tregoi një interes të madh ndaj personave që vuajtën në zjarrin e madh të rajonit Mati dhe promovoi këtë ngjarje në median globale”, deklaron Ministri i Brendshëm grek Takis Theodorikakos. Wilson, e cila është pjesërisht greke dhe Hankse, “e konvertuar në besimtare të kishës ortodokse greke”, i është ofruar një mundësi e shkëlqyer për të kaluar pushimet në Greqi, atje ku edhe ata kanë një pronë të tyren në ishullin Antiparos.

Çifti ka luajtur disa filma bazuar në komunitetin dhe jetën greke dhe madje nuk e kanë patur asnjëherë problem të tregojnë hapur pëlqimin e tyre ndaj vendit dhe popullit grek. “Unë jam bërë grek tani më shumë se 32 vjet më parë”, ka deklaruar Hanks para reporterëve disa ditë më parë. “Greqia është si parajsë. Unë kam shëtitur në thuajse të gjitha vendet më të bukura të botës, por asnjë prej tyre nuk ia kalon Greqisë. Toka, qielli, deti, uji, është bukur për qetësinë e shpirtit, është një vend që të shëron”, thotë Hanks.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet