Trupa njerëzish dhe tonelata me mbeturina po pastrohen nga mali Everest

Dekadat e ngjitjes në majën e malit më të lartë në botë, janë kthyer tashmë një një mal mbeturinash, plehrash madje edhe trupa njerëzish. Por një grup tepër i dedikuar dhe mjaft i përgatitur, janë duke marrë përsipër problemin për ambicjen më të madhe të pastrimit në botë, duke sjellë madje rezultate fantastike.

Tre metra tonë mbeturina, janë mbledhur në mal gjatë dy javëve të para të programit, sipas medias ndërkombëtare. Sasia e mbeturinave është e barabartë me peshën e dy automjeteve ose peshën e një hipoptami mashkull. Plani është ngritur dhe marrë përsipër nga një grup 14 personash të cilët kanë planifikuar të pastrojnë 10 metra tonë mbetje brenda 45 ditëve.

Mbetjet e ndodhura në malin Everest, përfshijnë kuti alumini, shishe plastike dhe materiale hekuri për t’u ngjitur në mal. Një helikopter ushtarak po jep ndihmë në largimin e mbeturinave, ndërkohë që grupi është lënë i lirë të ngjitet edhe më tej për të mbledhur ato që ndodhen në lartësi më të mëdha. Ndërkohë, 4 kufoma njerëzish janë gjetur në lartësi.

“Grupi ynë tashmë është duke mbërritur në kampin kyesor të Everestit për të vazhduar fushatën e pastrimit. Gjithçka e nevojshme duke përfshirë ushqim, ujë dhe krevate janë bërë gati”, deklaron Dandu Raj Ghimire, Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Turizmit në Nepal. Qeveria nepaleze dhe komuniteti lokal janë ndeshur prej shumë kohësh me mbeturinat e lëna në mal, pasi alpinistët nga e gjithë bota shkojnë atje për t’u ngjitur në majë.

Që nga viti 2011, rregulla të forta janë vendosur për të ndaluar hedhjen e mbeturinave në mal duke publikuar një sistem të ri menaxhimi për mbetjet. Sipas shoqatës e cila ka marrë në dorë pastrimin, rritja e madhe e vizitorëve gjatë dekadave të fundit ka krijuar probleme në ndjeshmërinë e ambjentit të malit.

Qeveria madje, ka krijuar një plan për pagesën e një depozite të hollash për alpinistët që nga viti 2014, nga ku kjo depozitë do të rrikthehet tek alpinistët nëse ata kthehen në bazën e nisjes me të paktën 8 kilogramë mbeturina. Në shkurt, qeveria kineze ndaloi ngjitjen në mal nga ana e pjesës së vet, për shkak të planit të mbledhjes së mbeturinave.

Por ata që janë në drejtim të pastrimit të malit, po shohin një tjetër problem të madh “ndryshimi i klimës”, duke bërë që dëbora të shkrihet më shpejt duke ekspozuar trupat dhe kufomat e personave të cilët kanë nglur atje prej shumë kohësh. “Për shkak të problemit të ngrohjes globale dhe ndryshimit të klimës, dëbora dhe akullnajat po shkrihen shpejt dhe trupat e ngelur nën dëborë dhe akull po shfaqen shumë shpejt dhe hapur para të gjithëve”, ka shtuar Ang Tshefing Sherpa, ish-presidenti i shoqatës së mirëmbajtjes së maleve në Nepal.

Mbi 200 alpinistë kanë vdekur që nga viti 1922 kur është gjetur edhe trupi i pajetë i ngjitësit të parë në Everest. Pjesa më e madhe e trupave besohet se kanë ngelur të vdekur dhe të ngrirë nën dëborë dhe akullnaja.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet