U2 anulon koncertet në Berlin. Bono humbet zërin gjatë interpretimit

Bono humbet zërin gjatë koncertit, prandaj grupi U2 është detyruar të ndërpresë dhe anulojë edhe koncertin e së djelës. Ka ndodhur në Berlin, ku vetëm pas disa këngësh Bono është ndihmuar nga publiku për të mbaruar tekstin e këngës të cilën e la në mes. Publiku i cili mendoi se ka qenë një pushim i vogël, vetëm disa minuta më pas ka marrë vesh se koncerti është ndërprerë dhe se bileta mund të përdoret për koncertin e radhës i cili do të njoftohet së shpejti se kur do të mbahet.

“Na vjen keq për ndërprerjen”, lexohet në një deklaratë të firmosur nga Adam, Larrz dhe Edge në uebsajtin zyrtar të bandës irlaneze. “Bono ishte në formë të mirë dhe me zë shumë të mirë përpara koncertit dhe të gjithë prisnim natën e dytë në Berlin. Nuk e dimë akoma se çfarë ka ndodhur, ndërkohë mjeku është duke e parë nga afër artistin”. Ngjarja siç duket ka të bëjë shumë me shëndetin e Bonos. Muzikanti kishte deklaruar se po i jepte lamturimë muzikës teksa ishte duke regjistruar albumin e fundit “Songs of Experience”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet