Ukraina gati për netët e Eurovizionit

Autoritetet kanë përgatitur gjithçka për kompeticionin muzikor

Kanë nisur përgatitjet në Ukrainë në prag të Eurovizionit, i cili do të zhvillohet në Kiev pas disa ditësh. Ndërtesa kryesore ku më 9 Maj do të mbahet gjysmëfinalja e parë është kompletuar dhe është gati për gazetarët. Skena ndodhet në brendësi të Kiev Exhibition Center dhe është realizuar nga Florian Wieder me një kualitet tepër të madh dizenjimi. Madje ai ka bërë edhe dizenjimin e tre edicioneve të mëparshme.

Ola Melzig, përgjegjës për produksionin e madh, shpjegon se inspirimi për projektin e këtij viti është bërë jo vetëm për shkak të hapësirës, por edhe sepse në këtë mënyrë vihet në dukje kostumi tradicional ukrainas. Kapaciteti total i ndërtesës është 8 mijë spektatorë, por për ata që nuk kanë mundësi të jenë brenda, do të jetë Fan Zone i ashtuquajtur “Fshati i vogël i Eurovizionit”, i cili do të lidhet direkt me rrugët kryesore dhe qendrën e kryeqytetit ukrainas.

Për të zgjidhur problemet që mund të lindin gjatë Eurovizionit, autoritetet e kievit kanë përgatitur një shërbim transporti mbi ujë, në gjendje të çojë vizitorët nga qendra në rrugët dytësore dhe në zonat e tjera më të rëndësishme të kryeqytetit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet