Ukraina ndalon përfaqësuesen e rusisë në Eurovizion

Kievi ka vendosur të ndalojë turnetë dhe koncertet në Ukrainë për tre vjet ndaj këngëtares ruse Yulia Samoilova, këngëtarja pop e vlerësuar në kanalin e parë rus si përfaqësuese e rusisë në Eurovision, spektakli më i madh i muzikës europiane që do të zhvillohet këtë Maj në Kiev. Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënës i SBU-së, shërbimit sekret ukrainas. Sipas qeverisë ukrainase, Samolilova është fajtore pasi ka kënduar në Krime në vitin 2015 pa autorizimin e duhur nga autoritetet ukrainase. Ministri i jashtëm ukrainas Pavel Klimkin, e ka quajtur “provokim” zgjedhjen e kandidates Yulia Samoilova si përfaqësuese të rusisë në Eurovizion. Aktualisht, shërbimi sekret ukrainas është duke bërë një kontroll në lidhje me vajtjen e këngëtares në Krime në qershor 2015. Drejtuesit e shërbimit sekret theksojnë se “ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë”. “Një akt i dhunshëm, cinik dhe jo human”. Në këtë mënyrë zëvendës ministri i jashtëm rus Grigori Karasin e ka quajtur vendimin e kievit në lidhje me ndalimin e hyrjes së këngëtares në Ukrainë si përfaqësuese e rusisë në Eurovizion.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet