Ura e Vashës në Mat kryevepra e shekullit XVIII

Ura e Vashës ndodhet mbi lumin Mat mes Klosit dhe fshatit Guri i Bardhë, 200 m nga rruga e Arbërit. Ajo është ndërtuar në fillim të shek.XVIII si vepër bamirësie nga Haxhi Hajrulla Skura.

Kjo urë mbart vlera të mëdha historike por edhe arkitektonike, për më tepër në një peizazh natyror të mrekullueshëm.

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin, ndërhyrje restauruese në këtë urë.

Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje restauruese dhe konservuese në elementët konstruktivë të urës.

Ura e Vashës është ndërtuar me gurë e llaç gëlqeror dhe ka hark në krahun e djathtë dhe një dritare shkarkuese.

Gjithashtu, ura ka qemer të dyfishte. Këmbët e urës janë vendosur mbi dy brigje shkëmborë. Gjatësia e saj është 11 m, lartësia nga sipërfaqja e ujit është 7m, gjerësia 2.8m dhe largësia mes dy këmbëve është 7m.

Sipërfaqja e urës është shtruar me kalldrëm me gurë lumi, llaç gelqere dhe rasa guri. /a.a/ /a.g/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet