Vajza e Michael Jackson; Babai im është vrarë. Dua drejtësi

Vajza e ish mbretit të popit Michael Jackson, kërkon drejtësi duke lëshuar një akuzë të rëndë në kopertinën e revistës “Rolling Stone”. “Babai im është vrarë. Jam totalisht e bindur”, deklaron Paris Jackson. Vajza e cila në kohën e vdekjes së të atit ishte vetëm 11 vjeç, tashmë është bërë më e madhe dhe më e pjekur. Në një intervistë të gjatë flet për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej, nga ku tregon se ka tentuar të kryejë vetëvrasje për shkak të presionit të rëndë nervor. “Në moshën 15 vjeçare kam tentuar disa herë të vras veten. Por tani për fat të mirë jam qetësuar”. “Kam humbur gjënë që për mua ka qenë më e shtrenjta në jetën time. Diçka e keqe tjetër që mund të më ndodhë, nuk mund të jetë më e rëndë nga ajo që kam kaluar më parë”, ka thënë Paris, e cila nuk e ka thënë kurrë më parë se është vajza e një stari. “Emri i tij ishte baba. Nuk e dinim realisht kush ishte, por ishte bota jonë dhe ne ishim e gjithë bota për të”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet