Varreza masive në jug të athinës. Arkeologët gjejnë kompromis për ta lëvizur

ATHINË- Arkeologët grekë kanë zbuluar një varr masiv me skeletët e 79 të rinjve të cilët ishin lidhur pas një litari njëri pas tjetrit. Skeletët i përkasin shekullit të 7të para Erës së Re dhe janë zbuluar në jug të bregdetit të athinës në vitin 2016, por specialistët theksojnë se varreza do të hiqet prej andej për arsye sigurie.

Vendimi i Këshillit Qëndror të Arkeologjisë në Greqi, është parë si kompromis për lëvizjen e skeletëve mes atyre që duan të vazhdojnë studimet për varrezën dhe atyre që duan ta heqin për arsye sigurie.

Pika kryesore e ekspozimit nga deklarata e ekspertëve, është dëmtimi i skeletëve që nga zbulimi i tyre më 2016 për shkak të agjentëve atmosferikë dhe argjinaturës së bregut të detit. Sipas një planti të përgatitur, varreza do të lëvizet në blloqe të ndryshme dhe do të mund të rrikthehet sapo hetimi për vendin ku ndodhet dhe sigurinë e tyre të përfundojë. Mbetjet mendohet se i përkasin viktimave të ekzekutimeve masive në luftë për të marrë nën pushtet athinën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet