Varri i Santa Claus mund të ndodhet poshtë kishës në Turqi

Arkeologët turq kanë rritur fort shpresën e miliona fëmijëve në lidhje me gjetjen e varrezës së Saint Nicholas ose Babagjyshit të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Studiuesit kanë zbuluar një tempull të vogël dhe varrezë poshtë kishës së St.Nicholas në provincën e Antalias, nga ku shenjtori mendohet se ka lindur. “Ne kemi gjetur rezultate të mira por puna e vërtetë nis tani”, thekson Cemil Karabayram, drejtori i kontrollit të monumentit në Antalia. “Ne do të vazhdojmë të gërmojmë më tej dhe mbase do të gjejmë trupin e paprekur të Saint Nicholas”.

Duke u mbështetur tek dita e falenderimeve dhe zona e varfër para disa kohësh, shenjtori i shekullit të 14 nisi të krijojë legjendën e Babagjyshit të Krishtlindjes. Gjatë viteve të fundit, kisha e ndodhur në distriktin Demre të antalias, ka nisur të rikonstruktohet dhe ka tërhequr shumë vizitorë. Demre është ndërtuar mbi gërmadhat e Myra, qyteti ku Shën Nicholas nisi të përhapër krishtërimin dhe të shpërndajë lodra dhe dhurata për fëmijët e varfër në të gjithë zonën. Madje, deklarohet se trupi i Shën Nicholas është transferuar në Demre nga disa peshkatarë të ciët erdhën nga Bari në Itali, atje ku ndodhet edhe sot bazilika e shenjtorit.

Bazuar në dokumentat e ruajtura në zonë, arkeologët turq tani mendojnë se mbetjet e trupit i përkasin një prifti të zonës më tepër se shenjtorit legjendar, trupi i të cilit mund të ndodhet brenda ndërtesës. Arkeologët kanë nisur një kërkim së fundmi duke zbuluar edhe tempullin në fjalë, një kishë moderne. Ata thonë se tempulli ishte plotësisht i mirëmbajtur por ishte i padepërtueshëm për shkak të prezencës së gurëve dhe mozaikëve të ciët ishin vendosur në të gjithë sipërfaqen. Puna me gërmim ekskavatori do të lejojë shkencëtarët të futen në brendësi të tempullit dhe brenda kishës për të zbuluar edhe trupin e Shën Nicholasit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet