"}

Vdekja e George Michael, ndoshta nga një overdozë heroine

LONDERPasi kishte kaluar natën e Krishtlindjeve vetëm, George Michael ndërroi jetë po vetëm mengjesin e 25 Dhjetorit. I pari që e gjeti ishte partneri i rij, Fadi Fawaz, parukier i yjeve të muzikës dhe kinemasë. Sipas Daily Telegraph, frekuentoheshin që prej disa kohësh së bashku.

Fansat kanë rrethuar shtëpinë e tij, në lagjen Highgate, në veri të londrës duke vënë qirinj, lule dhe mesazhe dashurie. Disa prej tyre shkruajnë letra të gjata, duke kujtuar sesi fjalët e këngës Wham i kanë ndërruar jetën. Komshijtë e tij e përshkruanin një person shumë kordial dhe të sjellshëm. Shpesh herë bënte bamirësi, anonim. E njëjta gjë ndodh dhe në fshatin Goring-on-Thames, në jug të Oxfordshire, përpara dyerve të shtëpisë së këngëtarit, që vdiq në moshën 53 vjeçari nga një infark kardiak i shkaktuar nga një overdose heroine.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet