Vdes aktori dhe skenaristi i madh Lazer Filipi, nxënës i Migjenit

Aktori dhe skenaristi i madh Lazër Filipi u nda sot nga jeta në moshën 95 vjeçare. Lazër Filipi lindi më 7 shkurt 1921 në Shirq të Shkodrës. Ishte nxënës i Migjenit. Artisti nga Shkodra ka interpretuar gjatë karrieres së tij rreth 80 role, përfshi ato në teatër dhe kinematografi. Ndër rolet më të rëndësishmë janë: Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj, Lenini etj. Ndër interpretimet më të njohura në kinematografi janë: Tana (1958), Fortuna (1959), Oshëtimë në bregdet (1966), Përse bie kjo daulle (1969), Ndërgjegjja (1972), Kapedani (1972), Shpërthimi (1974), Në fillim të verës (1975), Pylli i lirisë (1976), Shembja e idhujve (1977), Këshilltarët (1977), Nusja (1980), Një emër midis njerëzve (1983), Koha nuk pret (1984), Në emër të lirisë (1987), Misioni përtej detit (1988), Balada e Kurbinit (1989), Enigma (1991), Tradhëti bashkëshortore (2000), Ne dhe Lenini (2009), etj. Ai u nderuar me disa tituj dhe çmime: Çmimi i Parë i Republikës për interpretimin e rolit të Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”, në vitin 1957. Çmimi Special për interpretimin e rolit Shaqo Bregu në filmin “Në fillim të verës”, në vitin 1976. Për merita të larta në fushën e artit skenik, në vitin 2005 është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet