Terrence McNally

Vdes nga koronavirusi dramaturgu i famshëm

Dramaturgu amerikan me famë botërore, Terrence McNally, 81 vjeç, vdiq dje në mbrëmje vonë nga komplikimet nga koronavirusi, tha agjenti i tij.

“Unë konfirmoj këtë lajm tronditës – Terrence McNally ka vdekur në një spital në Florida”, tha agjenti Matt Polk.

”Terrence McNally, dramaturg që fitoi katër çmime ”Tony Awards” vuante nga kanceri i mushkërive”, shtoi ai.

Veprat e tij më të famshme përfshijnë “Master Class”, “Kiss of the Spider Woman” dhe “Ragtime”.

Homoseksual i deklaruar, ai ka shkruar veçanërisht për homofobinë dhe SIDA-n.

Në fillim të viteve 2000, vepra e tij “Corpus Christi”, shkaktoi skandal pasi përfaqësonte një Krisht homoseksual, i joshur nga Juda.

“Bota ka nevojë për artistë më shumë se kurrë për të na kujtuar se çfarë janë e vërteta, bukuria dhe mirësia”, tha ai në vitin 2019, pas marrjes së një çmimi për karrierën.

Terrence McNally është një nga të famshmit e parë që vdiq nga pasojat e Covid-19, pas Manu Dibango, një saksofonist kamerunas dhe legjendë e xhazit, i cili vdiq në moshën 86 vjeç.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet